Një elektricist është rrëzuar nga shtylla gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë administrative Shupenzë, dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i lënduari është një shtetas me inicialet Y.B..
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.