Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në çdo vend tjetër të Europës, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat.
Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2022, në Shqipëri 41% e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare, më e larta në Europë.
Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se makinat e vjetra janë shpesh burim aksidenti por kjo nuk do të thotë se makinat e reja bëjnë përjashtim.
Sipas tij, asnjë makinë, qoftë edhe më luksozja nuk i shpëton aksidentit nëse abuzohet me shpejtësinë.
“Është çështje mentaliteti, ka shumë njerëz që mendojnë se po të kesh Benz nuk vdes. Nuk është e vërtetë, me të gjitha mjete mund të vdesësh, ku përplasen 2 mjete forca goditëse është shumë e madhe. Ka nga këta që mendojnë se janë të pavdekshëm se e kanë makinën me 9 air bag, por s’e kuptojnë se forca centrifugale në kthesë të nxjerr nga rruga, nuk pyet se çfarë makine ke ti”, tha eksperti