Shtyhet për datën 27 shkurt seanca për Vangjush Dakon dhe grupin.
Deri në këtë datë do të bëhet akt-ekspertimi për faktin e dytë penal, atë të promenadës bregdetare.
Burime bëjnë me dije se gjykata ktheu për hetim aktin e dytë penal pasi nuk konstatoi akt ekspertimi në gjetjet e prokurorisë për përcaktimin e dëmit në raport me projektin.
Raportohet se seanca e radhës do të mbahet në orën 12:00.