Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia e Vorës pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë dhe municion luftarak.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit koduar “Hill” u arrestua në flagrancë shtetasi N. D., 61 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hill”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi N. D., 61 vjeç, banues në Vorë”, njofton policia.