Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin nacional Tiranë-Durrës.
Në tentativë për të parakaluar njëra-tjetrën, dy mjete janë përplasur në trafik ndarëse e autostradës.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj në Vorë.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar. Si pasojë e aksidentit, ka patur trafik të rënduar në njërin krah të rrugës.