Një 22-vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë së Tiranës. Ai u kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë.
Autoritetet sekuestruan pistoletën me krehër dhe municion luftarak.
Gjatë kontrollit në banesë të riut iu gjetën edhe fara kanabisi.
Nga informacionet e marra, dyshohet se i 22-vjeçari armën e zjarrit e kishte për ta shitur.