Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjetër janë lënduar si pasojë e një aksidenti sonte në Belorta të Korçës.
Në aksident u përfshinë një makinë tip “Hyundai” dhe një tjetër tip “Volkswagen”.
Viktima u identifikua si Elvis Mizaku nga Tërova, ndërsa të lënduarit e tjerë u dërguan në spitalin e Korçës.
Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që pritet zbardhja nga grupi hetimor.