Sidi Hasanaj anëtar i këshillit kombëtar të PD-së, u shpreh se PD ka ndezur motorët e zgjedhjeve dhe fushatës tashmë.
Ai shtoi se janë 3 vektorë kryesorë: ekonomia, prezantimi i figurave të reja dhe kontrasti i Bashës e lidershipit që duhet të bëjmë me Edi Ramën, si dhe fraksionet e tjera.
Hasanaj: PD ka ndezur motorët e zgjedhjeve. Kemi 3 vektorë kryesorë: ekonomia, prezantimi i figurave të reja dhe kontrasti i Bashës e lidershipit që duhet të bëjmë me Edi Ramën, si dhe fraksionet e tjera në opozitë, në raport me qasjen që kemi me drejtësinë e investitorët strategjikë.
Do të ketë një përzierje të të rinjve dhe të vjetërve. PD-ja duhet të tejkalojë lidershipin. Bashën dhe kjo bëhet nga njerëz që rrezatojnë mirësi dhe shpresë. Duhet të mbledhim energjitë pozitive në këtë vend.