Pedagogu dhe Koloneli Çlirim Toçi zbuloi për “Review” në Euronews Albania se si po vijon stërvitja e NATO-s.
Duke shpjeguar fazat në të cilat do të kalojë kjo stërvitje, Toçi tha se NATO po dërgon një mesazh të qartë ndaj Rusisë se do të mbrojë me çdo kusht territoret e saj.
“Stërvitja ka filluar në fund të janarit dhe do të vazhdojë deri në maj të vitit 2024. Ajo do të ketë një hapësirë nga veriu i Amerikës deri në kufirin lindor të NATO-s me federatën ruse. Stërvitja do të ndahet në dy pjesë, e para është stërvitja në det ku do të përfshihet pjesa veriore e oqeanit Atlantik dhe Arktikun dhe që do të fillojë nga fundi i janarit deri në mes të Marsit.
Pjesa tjetër është stërvitje që do të përfshijë forcat detare, ato ajrore dhe ato tokësore. Një nga detyrat kryesore të NATO-s është mbrojtja kolektive, kjo do të shikojë bashkërendimin forcave dhe do i dërgojë një mesazh të qartë Rusisë, që NATO do mbrojë çdo pëllëmbë të te...rritorit të saj”,-tha koloneli.