Gazetari Lavdrim Lita në një intervistë për Euronews Albania, tha se çështja e emigrantëve është alarmuese.
Ai tha se shqiptarët do të paguajnë miliona lekë për emigrantët që priten të vijnë nga jashtë.
Sipas tij shteti shqiptar ka bashkëpërgjegjësi me palën italiane për këtë marrëveshje dhe duhet të investojnë që të garantojë të drejtat e qytetarëve afrikanë.
“Nuk ka ekstra territoritet të Italisë në vendin tonë, pra qeveria shqiptare është bashkëpërgjegjëse për qendrat e trajtimit të emigrantëve, domethënë që qeveria shqiptare duhet të investojë dhe të garantojë të drejtat e qytetarëve afrikanë në Republikën e Shqipërisë.
Qytetarët shqiptarë do të paguajnë miliona euro për të trajtuar 36 mijë emigrantë afrikanë në një vit. Shteti shqiptar ka bashkëpërgjegjësi me palën italiane për këtë marrëveshje”-tha Lita.