Tërmet në Shqipëri

Shqipëria

Tërmet në Shqipëri

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Sot në orët e mëngjesit është regjistruar një tërmet në Shqipëri, me magnitudë prej 3.6 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti është regjistruar në ora 06:32 minuta, 19 kilometra në veri-lindje të Elbasanit.

Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njofton se thellësia e tërmetit ishte 15 km.

Sipas raportimeve të qytetarëve të Shqipërisë në këtë Qendër sizmike tërmeti është ndier në disa qytete tjera.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar ose dëme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat