Një vjedhje me dhunë ka ndodhur në lagjen nr 15 në Korçë, në një pallat.
Ngjarja në zonën e unazës së qyteti, ku autorë i futën në banesë duke dhunuar një të moshuar 80-vjeçar me qëllim grabitjen.
Mësohet se i moshuari është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi hajdutët e kanë goditur me sende të forta dhe për pasoje ka marrë plagë të rënda në kokë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet.