Policia e Gjirokastrës në 24-orët e fundit ka prangosur dy persona për shkelje të Kodit Rrugor.
Sipas policisë lokale Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet J. L., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, ndërsa drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka goditur një automjet të parkuar.
Gjithashtu është ndaluar shtetasi me inicialet F. K., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Policia Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor për të evituar aksidentet.
Gjatë muajit janar 2024, janë vënë në pranga nga policia 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, janë proceduar në gjendje të lirë 5 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit ndërsa janë ndëshkuar me gjoba, masa administrative 1 744 shoferë.