Jahaj: Gati projekti për rrjetet e kanalizimeve në Durrës, Farrici: Fokusi në rritjen e kapaciteteve për përthithjen e fondeve të BE

Shqipëria

Jahaj: Gati projekti për rrjetet e kanalizimeve në Durrës, Farrici: Fokusi në rritjen e kapaciteteve për përthithjen e fondeve të BE

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 21:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori i agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Klevis Jahaj ka zbuluar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se është gati projekti për rrjetet e kanalizimeve në Durrës.

Ndërsa, Adelina Farrici, Drejtuese e Shoqatës për Autonomi Vendore ka thënë se për investimet në ujësjellës, fokusi është në rritjen e kapaciteteve për përthithjen e fondeve të BE.

Jahaj: “Së fundmi ne po aplikojmë për projektin e rrjetit të kanalizimit për qendrën historike të Durrësit, edhe mendojmë që ky projekt të jetë fitues për marrjen e këtij procesi. Shpresojmë që ta arrijmë, në vazhdimësi të gjitha planet për agjencinë dhe të gjithë sektorin e shtetit të kanalizimeve, është që të mos bazohet vetëm në mundësitë financiare që ka buxheti i shtetit, por dhe në përthithjen e shumë fondeve të tjera që vijnë jo vetëm nga donatori në formën e grandeve apo kredive të buta, por dhe në formën e gatshme”.

Farrici: Jemi në studimin e kapitujve dhe hapjen e tyre, ky proces shoqërohet edhe me fondet e dedikuara për vendet që janë në proceset e integrimit. Kështu që i gjithë fokusi jonë do të jetë në rritjen e kapaciteteve për përthithjen e fondeve të dedikuara për vendet tona të rajonit që janë në këtë proces. Pra, do të ketë shumë fonde dhe është një pjesë shumë e rëndësishme, pasi kjo është një axhendë globale dhe jo kombëtare, kështu që e gjithë vemendja, nga ajo që kam evidentuar është se e gjithë vemendja, edhe qeveria qendrore, edhe qeveria globale, janë përqendruar te rritja e kapaciteteve, përshkrim projektesh dhe për aplikime në projekte të ndryshme. Mendoj që ne po i paraprijmë që të thithim sa më shumë dhe do të ketë shumë zhvillime pozitive. Do të zhvillojë jashtë mase, jo vetëm institucionet e ndryshme, qoftë pushteti lokal apo qendror, ose shoqëritë si ajo e kanalizimeve. Por kjo do të impaktojë jetën e qytetarëve. BE atë që ka në qendër dhe me disa projekte që ka me bashkitë është që qytetari ta preki investimin europian”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat