Mosshitja e grurit si dhe ulja e çmimit të qumështit nga grumbulluesit i ka detyruar fermerët e bashkisë së Devollit të protestojnë ditën e sotme në hyrjen e qytetit të Bilishtit.
Sipas tyre, dy janë arsyet e mosshitjes së grurit dhe çmimit të ulët të qumështit, pasi në të dy rastet vijnë sasi të mëdha nga importi.
Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se Ministria e Bujqësisë dhe qeveria nuk mbrojnë interesat e fermerëve vendas, madje shkojnë e me tej kur thonë se protestën e tyre do e zhvendosin në kryeqytet.
Nëse një vit më parë një kilogram grurë shitej deri 55 lekë, këtë vit askush nuk është i interesuar për grurin e juglindjes së vendit.
Vetëm pak muaj më parë një litër qumësht është grumbulluar me 75 lek/ litër, tani grumbullohet me vetëm 50 lekë/ litër.