Një 36-vjeçar në Çorovodë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobta, ka goditur me thikë një 35-vjeçar, banues në Skrapar.
Sipas Policisë, i plagosuri mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 29-vjeçar, banues në Skrapar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 36 vjeç, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. I., 35 vjeç, banues në Skrapar, i cili mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga të njëjtët specialistë u arrestua në flagrancë dhe shtetasi H. M., 29 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.