Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Pogradec, ku një 65-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari Nevruz Afezi, i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në fshatin Verdovë në Pogradec.
Nuk dihen ende rrethanat, por kanë qenë familjarët ata të cilët pasi kanë dëgjuar krismat e armës kanë vrapuar për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe e kanë gjetur pa shenja jete 65-vjeçarin.
Ne këto kushte kanë lajmëruar policinë e komisariatit të Pogradecit, e cila ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e vetëvrasjes.