Gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi tregoi në emisionin Review në Euronews Abania se si u kërcënua nga prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi.
Ajo tha se pasi kancelari i gjykatës e kishte vënë në dijeni për kërcënimin me telefon të prokurorit në drejtim të saj i ka kërkuar ti shikojë në zyrë për tu sqaruar bisedë me të cilin edhe e ka regjistruar.
E pyetur lidhur me frazën që dëgjohet të thotë prokurori Dyrmishi se ajo i ka shpëtuar jetën ndaj ai nuk kishte si ta kërcënonte ajo e ka mohuar t’i ketë bërë ndonjë nder këtij prokurori.
“Nuk i kam shpëtuar asnjë jetë prokurorit ndryshe nuk do më kishte kërcënuar. Nuk e kam idenë për çfarë po flet, ndoshta e ka nga ankthi apo gjendja që po kalon. Ndoshta ka pasur një lloj frike për punën e tij si magjistrat se mund të ketë qenë në hetim. Sa i përket përfshirjes së gjyqtarit Arben Micko, ende nuk e kuptoj rolin e tij, e kam pasur mik, edhe nga mesazhet e pranon që ka pasur një kërcënim dhe e justifikon. Gjetja e rolit të tij i takon Prokurorisë”, tha gjyqtarja.