Një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferike po ndikon pellgun e Mesdheut duke sjellë reshje shiu dhe stuhi në brigjet e territorit të Shqipërisë.
Në Shqiëri moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi fillimisht në veriperëndim, pasdite reshjet do të intensifikohen në jug, reshje bore në verilindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 20-30 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-8 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 4/13°C
- Zonat e ulëta 8/19°C
- Zonat bregdetare 10/20°C