Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkojë me atlete në mbledhjen me dyer të mbyllura që po mbahet sot në një lokal në periferi të Tiranës në të ashtuquajturën 'Asambleja e PS'.
Nuk kanë munguar as ish kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, apo Namik Dokle, Ditmir Bushati, e Artan Lami të cilët kanë vite që janë shkëputur nga jeta politike.
Të pranishëm janë dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Tashmë kryetari, njëkohësisht kryeministri Edi Rama kërkon angazhimin maksimal për tu përgatitur për zgjedhjet vitin e ardhshëm. Në këtë mbledhje është kërkuar prezencë maksimale e anëtarëve.