Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Krahës.
Mësohet se tre automjete janë përfshirë në aksident e regjistruar në afërsi të fshatit Qesarat.
Sakaq, raportohet për tre persona të lënduar.
Ndërkohë, policia është nisur drejt vendngjarjes, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.