Rama shmangu komentet për kërcënimet ndaj Ahmetajt, Vasili: Nuk përgjigjet për këtë, por broçkullit në Asamblenë e hajdutëve

Shqipëria

Rama shmangu komentet për kërcënimet ndaj Ahmetajt, Vasili: Nuk përgjigjet për këtë, por broçkullit në Asamblenë e hajdutëve

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 15:06
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzuat e ngritura nga Arben Ahemtaj se është kërcënuar me jetë, duke refuzuar të përgjigjet për gazetarët para pak fillimit të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.

Vasili e ka cilësuar Asamblenë si “Asambleja e hajduteve”, ndërsa shton se sipas tij nuk prodhon asnjë “përveç se një grabitje tjetër edhe me monstruoze se më parë”.

Deputeti shkruan se Rama bën komente nga Azia në Afrike dhe nga Australia në Amerikë, por nuk kthen dot asnjë përgjigje për akuzat shumë të renda të njeriut më të rëndësishëm të tij, Arben Ahmetajt.

“Rama ky armik i betuar i qindra mijëra pensionisteve që jetojnë në skamje, varfëri dhe mizerje dhe s’ka asnjë përgjigje për ta, por pëllet për Asamblenë e hajdutëve”, thotë Petrit Vasili.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Asambleja e hajduteve, qe qelbet erë kalbësire mafioze!

Asnje minute mediatike nuk meriton nje asamble, qe per brigadier ka Ramen.

Nje koleksion grabitqaresh, te korruptuarish dhe kusaresh ç’mund te prodhoje pervec nje grabitje tjeter edhe me mostruoze se me pare.

Rilindja e kalbur gjer ne palce ne skandale kaq te renda sa e kane kapercyer edhe oqeanin s’ka asgje më se cfare te thote e prodhoje pervecse grabitje te tjera edhe me mostruoze.

Nese nje analist i kujdesshem do te donte te shkruante skandalet e Rames dhe rilindjes do te mbushte volume te tera.

Te pacipe e te pashpirt, antiligj dhe antishtet Rama dhe rilindja jane sot shembelltyra me e shemtuar se cfare mund te beje nje bande politike mafioze kur kap shtetin.

Rama ky derdellites profesionist, qe ben komente nga Azia ne Afrike dhe nga Australia ne Amerike nuk kthem dot asnje pergjigje per akuzat shume te renda te njeriut me te rendesishem te tij Ahmetajt.

Rama fajtori, pergjegjesi dhe shfrytezuesi i inceneratoreve, i kanabazimit te vendit, i qindra  koncesioneve hajdute, i mijra tenderave korruptive, i aferes se portit te Durresit, i shperberjes se policise, i vjedhjes se miliona te dhenave personale, i arbitrazheve qindra milione euro, nuk pergjigjet dot per keto, por brockullit per Asamblene e hajduteve.

Rama ky armik i betuar i shqiptareve qe i detyron te largohen me qindra mijra dhe shpopullon Shqiperine deri ne zhberje po derdellit pef asamblene e hajduteve.

Rama ky armik i betuar i qindra mijra pensionisteve qe jetojne ne skamje, varferi dhe mizerje dhe s’ka asnje pergjigje per ta por pēllet per Asamblene e hajduteve.

Ky eshte profili i Rames dhe Asamblese se neverise dhe kusarise.

Kjo kalbesire mafioze duhet shembur sa me pare, sepse eshte kthyer ne nje te keqe, qe po ha dhe shqyen vendin si dhe shpresat e njerezve te thjeshte duke mbjelle vetem deshperim e mjerim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat