Një automjet është përfshirë nga flakët të hënën në mbrëmje. Dyshohet se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 12.02.2024, rreth orës 23:45, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, një automjet i parkuar në lagjen “Kodra e Shtufit”, në pronësi të shtetasit B. G. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.