Një automjet është përshirë nga flakët para pak mesnate mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, në lagjen “Kodra e Shtufit”, në Gjirokastër.
Sipas raportimeve nga policia, mësohet se automjeti në pronësi të pronësi të shtetasit me iniciale B.G., është përfshirë nga flakët teksa ka qenë i parkuar dhe shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.
“Më datë 12.02.2024, rreth orës 23:45, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, një automjet i parkuar në lagjen “Kodra e Shtufit”, në pronësi të shtetasit B. G. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.