Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 43 vjeç, banues në fshatin Kashisht.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Kjo e fundit ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.