Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e përndjekjes.
Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, është kapur dhe ndaluar në rrugën e Elbasanit shtetasi R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi për 1 vit, ka përndjekur një shtetase 29 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.