Elida Karafili në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ka treguar historinë e saj të dashurisë.
Ajo tha se burri që e pëlqente u martua me një tjetër ku dhe pati dy fëmijë. Më pas ai u nda me atë për t’u rikthyer sërish te Elida ku dhe vazhduan jetën bashkë.
“Historia ime është jo e zakontë. Unë dhe im shoq punonim në një moshë shumë të re në një ndërmarrje, në Kavajë. Ai ishte djalë i pashëm, i gjatë. Pëlqeheshim në mënyrë platonike bashkë. Ishim të rinj për të vendosur se çfarë të bënim.
Ai u martua me një vajzë që ishte shumë e bukur, kaluan disa vite unë vazhdoja punën atje, jetën atje. Befas na thanë që martesa e tyre është prishur për arsye që ata i dinë vetë. Kishin dy vajza dhe jetonte me vajzën e madhe. E mori ai guximin ai për t’u rikthyer tek unë”-tha ajo.