Kuvendi i Shqipërisë, sot në seancë plenare

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë, sot në seancë plenare

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 09:06
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë sot do të mblidhet sot në seancë plenare, duke nisur nga ora 10:00.

Në pikën e parë të rendit të ditës është interpelanca e kërkuar nga Partia Demokratike me kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj gjatë një interviste televizive, ndërkohë që është shpallur në kërkim nga SPAK.

Në rend të ditës është dhe projektligji për lojërat e fatit, që u hoq nga rendi i ditës seancën e kaluar plenare me kërkesë të mazhorancës.

Gjithashtu pjesë e rendit të ditës është dhe projektligji i sjellë nga qeveria për ta vendosur 22 nëntorin, ditën e alfabetit, në kalendarin e festave zyrtare. Po ashtu në rend të ditës janë dhe dy projektvendime që lidhen me INSTAT dhe me KQZ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat