Teologu shqiptar: Di raste që janë ringjallur pas 12 ditësh në Rusi

Shqipëria

Teologu shqiptar: Di raste që janë ringjallur pas 12 ditësh në Rusi

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 09:48
Miron Çako

Të gjithë u tronditën dyfish kur një grua në Indi, që mendohej se kishte vdekur, u zgjua në funeralin e saj pak çaste para se të bëhej dhe procedura e djegies së trupit të saj.

Teologu Miron Çako, i ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, theksoi se është në dijeni të rasteve që njerëz që kanë vdekur janë ringjallur sërish.

Ai shpjegoi dhe fenomenin se si ka ndodhur kjo gjë.

“Ka pasur njerëz në morg që kanë qenë të futur në sistemin e tyre të ruajtjes së trupit dhe pas disa ditësh trupi është ngjallur. Kjo ka ndodhur në Rusi, në vende të ndryshme ë botës. Këto janë raste të pashpjegueshme për shkencën. Domethënë shpirti del nga trupi, shkon në dimensionin  e përjetësisë dhe me urdhër të krijuesit kthehet prapë”-tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat