Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se javën e ardhshme do të depozitojnë një padi për inceneratorët në SPAK.
Sipas tij Rama do të ik përgjegjësisë në lidhje me këtë çështje.
“Nuk është sensi i parlamentarizmit dhe i demokracisë. Kushtetuta e Shqipërisë kryeministrin e bën përgjegjës për çdo akt. Është e qartë që Rama do të i ik përgjegjësisë, do t’i ik llogaridhënies para opinionit publik. Një nga vendet për të shpalosur mbrojtjen e tij, nuk e ka bërë këtë, ndaj ne do të depozitojmë padinë javën e ardhshme në SPAK”-tha ai.
Basha e bëri këtë deklaratë pas daljes nga parlamenti, ku u votua ligji për lojërat e fatit.