Tentoi të kalonte në pikën kufitare të Muriqanit me dokumente false, arrestohet 52-vjeçari

Shqipëria

Tentoi të kalonte në pikën kufitare të Muriqanit me dokumente false, arrestohet 52-vjeçari

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Një 52 vjeçar ka tentuar të kalojë në pikën kufitare të Muriqanit me dokumente false, të një personi me të cilin kishte ngjashmëri. Si pasojë, ka përfunduar në prangat e policisë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan arrestuan shtetasin 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi në PKK Muriqan, në dalje, i ka paraqitur punonjësit të Policisë Kufitare, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, me të dhënat e një shtetasi tjetër, me të cilin ai kishte ngjashmëri”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat