Hasani i uron mirëseardhje Blinkenit: Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, vetëm sa do të forcohet

Shqipëria

Hasani i uron mirëseardhje Blinkenit: Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, vetëm sa do të forcohet

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 12:04
Igli Hasani dhe Antony Blinken.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar në lidhje me vizitën zyrtare të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Përmes një mesazhi në X, Hasani, theksoi se partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet.

"Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi të mirëpritur Sekretarin e Shtetit Antony Blinken @SecBlinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë.

I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat