Veliaj takohet me Blinkenin, flasin për investimin “më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan”

Shqipëria

Veliaj takohet me Blinkenin, flasin për investimin “më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan”

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 16:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri.

Veliaj tha se me Blinkenin folën për investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytetin e Shqipërisë, Piramidën e Tiranës.

“Dje një simbol i izolimit e të shkuarës, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes”, shkroi Veliaj.

Blinken gjatë ditës u takua edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, me të cilin pritet që të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat