Vizita e Blinken në Tiranë/ Sekretari amerikan vlerëson ambasadën e SHBA për mbështetjen ndaj reformës në drejtësi

Shqipëria

Vizita e Blinken në Tiranë/ Sekretari amerikan vlerëson ambasadën e SHBA për mbështetjen ndaj reformës në drejtësi

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 16:50
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, e ka falënderuar Ambasadën e ShBA-së në Shqipëri për punën e saj në Tiranë.

Blinken, me anë të një postimi në platformën X, ka përmendur edhe forcimin e parnteritetit ushtarak Shqipëri-ShBA.

“Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, ka shkruar Blinken.

Blinken sot është për vizitë zyrtare në Tiranë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat