Shqiëpria po i afrohet pragut epidemik sa i takon infektimeve nga gripi. Atëherë kur ekspertët prisnin rënie të infektimeve me grip dhe viroza të stinës, ato janë rritur.
Nga 16 mijë raste me infeksione të sipërme e të poshtme që u raportuan një javë më parë nga qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, shifra ka arritur në 18 mijë këtë javë.
Sa i takon grup-moshës, shohim se trendi më i lartë i infektimeve është mes fëmijëve nga 0-14 vjeç. Edhe përgjatë kësaj jave, fëmijët 1-5 vjeç mbizotërojnë në rastet që kanë kërkuar ndihmën e mjekut në qendra shëndetësore apo spitale.
Pacientët e prekur nga gripi dhe viroza të stinës janë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.
Në 25 qytete vërehet se ka patur rritje të incidencës së infektimeve javën e fundit.
Aktualisht në vend ka qarkullim 260 lloje të virozave stinore mes të cilave është edhe gripi i tipit A dhe B si dhe virusi Sars cov2.