Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua pasditen e sotme me presidentin e Republikës Bajram Begaj.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Blinken shkruan se Shqipëria është lider në Ballkanin Perëndimor dhe se presidentit i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe pritjen e afganëve.
Postimi:
Shqipëria është lider në Ballkanin Perëndimor, një aleat i NATO-s dhe një partner i fortë.
Sot në takimin tim me Presidentin Bajram Begaj shpreha vlerësimin tonë për mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe për pritjen e aleatëve tanë afganë.