Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se vizita e Blinken reflekton një partneritet të qëndrueshëm me SHBA në fushën e mbrojtjes e sigurisë.
Mediu: Nga pikëpamja e marrëdhënieve bilateral, cdo vizitë e një personaliteti të tillë Sekretar Shteti Sekretar mbrojtje, për Shqipërinë është një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme.
Vizita të tilla ka pasur në cdo qeverisje. Kulmimi ka qenë me vizitën e presidentit amerikan në detyrë, Presidentin Bush.
Ajo që merr rëndësi në këtë rast është se jetojmë në një rajon që konsiderohet pikë e nxehtë dhe një potencial I mundshëm konflikti. E deklaruar kjo edhe nga presidenti Biden.
Kjo bën që kjo vizitë të ketë një rëndësi më të madhe.
Reflekton një partneritet të qëndrueshëm me SHBA në fushën e mbrojtjes e sigurisë. Dhe e dyta është një sinjal që duhet ta marrim të qartë për rolin që duhet të kryejmë për të krijuar një dimension të marrëdëhnieve të forta me vendet e tjera të Nato.