Politikani, Gert Bogdani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora Neës u shpreh se vizita e Blinken në Tiranë konfirmoi se partneri strategjik i SHBA në rajonin e Ballkanit është Shqipëria.
Bogdani: Mbështetja është mbi të gjitha për shtetin shqiptar dhe popullin shqiptar.
Për të gjithë ata që kanë pasur dyshime për rolin e Shqipërsië në Ballkan dhe partneriterin strategjik me SHBA.
Kjo vizitë përpara vizitën në forumin e Sigurisë së Mynihut, i vetmi vend që vizitohet është Shqipëria në këtë rast tregon që partenri dhe pika strategjike e SHBA në Ballkan është, ka qenë dhe mbetet Shqipëria.
Në rafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare, është një deklaratë e qartë që partneri jonë strategjik në Ballkan është Shqipëria.