Ministri i Brendshëm, Taulant Balla me anë të një postimi në “facebook” ka përgëzuar Policinë e Shtetit për zbatimin me korrektësi të planit të masave në mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit të Shtetit, Antony Bliken.
Balla shpreh po ashtu mirënjohje për qytetarët e Tiranës, të cilët mirëkuptuan kufizimin e trafikut dhe masat e nevojshme të sigurisë.
Reagimi i plotë:
Përgëzime Policisë së Shtetit për zbatimin me korrektësi të planit të masave në mbarëvjatjen e vizitës së Sekretarit të Shtetit.
Mirënjohje qytetarëve të Tiranës për mirëkuptimin e tyre ndaj kufizimeve të trafikut dhe masave të nevojshme të sigurisë. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.