“Kur erdhi Baker isha adoleshent”, Hasani: S’e kisha menduar që do vinte dita të mirëprisja sekretarin amerikan të shtetit

Shqipëria

“Kur erdhi Baker isha adoleshent”, Hasani: S’e kisha menduar që do vinte dita të mirëprisja sekretarin amerikan të shtetit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 23:25
Igli Hasani

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i ftuar në “Real Story” vlerësoi marrëdhëniet mes SHBA dhe vendit tonë, ndërsa veçoi një lehtësim për qytetarët shqiptarë.

Ai theksoi se më parë nëse në gjashtë muajt e fundit pasaporta e qytetarëve skadonte, ata nuk mund të aplikonin për vizë në SHBA, por tani kjo pengesë shtoi Hasani është hequr.

“Pasaporta shqiptare është futur në klubin e të ashtuquajtur në klubin gjashtë mujor. Para pak kohësh, ne duhet të kishim pasaporta, të cilat nuk skadonin për gjashtë muajt e ardhshëm në mënyrë që të merrej një vizë dhe shtetasit shqiptarë kanë mundësi që të shfrytëzojnë pasaportën e tyre deri në fund, për të marrë viza, për të lëvizur etj”, tha Hasani.

Gjatë diskutimit në studio, drejtuesi i “Real Story”, Sokol Balla pyeti ministrin Hasani se si e përjetoi në rrafshin personal vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, dhe për këtë ai u shpreh:

“Unë mbaj mend kam qenë adoleshent, në vizitën e James Baker në Tiranë. Kam qenë në shesh dhe nuk e kisha menduar ndonjëherë, që do vinte dita që unë ta mirëprisja Sekretarin Amerikan të Shtetit në Tiranë dhe ta përcillja”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat