GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Berishës për vrasjen e vitit 2005 të Vajdin Lamajt.
GJKKO vendosi kthimin e dosjes së SPAK për plotësim hetimesh dhe i la afat organit të akuzës 4 muaj.
Lulzim Berisha u arrestua disa javë më parë në Spanjë dhe Shqipëria ka nisur procedurat e ekstradimit të tij.
Vrasja e Vajdin Lames u zbulua pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi. Nën akuzë për këtë ngjarje janë: Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Viktor Ymeri, Indrit Taullai, Emiljano Shullazi dhe Luftar Reçi.
Biznesmeni i njohur u ekzekutua në vitin 2005, teksa u hodh në erë në ashesorin e pallatit ku banonte së bashku me një mikun e tij.