Kryetarja në detyrë të OSBE takon Celibashin

Shqipëria

Kryetarja në detyrë të OSBE takon Celibashin

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, u takua sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në vijim të takimit, ajo postoi në profilin e saj në X shkruan se kanë diskutuar për Reformën Zgjedhore ndërsa thekson se KQZ ka mbështetjen teknike të OSBE për të mundësuar votën e emigrantëve.

 “Takim i shkëlqyer me partnerin tonë afatgjatë KQZ Ilirjan Celibashi sot. Diskutuam për gjendjen e reformës zgjedhore, veçanërisht amendamentet e nevojshme nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Ofrova mbështetje teknike për zbatimin e legjislacionit të ri lidhur me votimin nga jashtë vendit. Lavdërova KQZ-në për profesionalizmin. Do të ndihmojmë më tej për depolitizimin e administratës zgjedhore. Besimi te partnerët dhe mes partnerëve është çelësi”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat