Flet eksperti i teknologjisë Edmond Liçaj: Prindërit duhet t’i rezistojnë dëshirës për të publikuar fotot e fëmijëve

Shqipëria

Flet eksperti i teknologjisë Edmond Liçaj: Prindërit duhet t’i rezistojnë dëshirës për të publikuar fotot e fëmijëve

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 22:17
Edmond Liçaj

Edmond Liçaj, ekspert i teknologjisë nga organizata “Nexus”, i ftuar në emisionin SINTEZË ka dhënë mesazhe sensibilizuese për prindërit duke kërkuar që të bëhet kujdes me informacionet që publikojnë online për fëmijët.

“Gjatë verës, ekspozimi i fotove të fëmijëve është më i lartë. Por nuk duhet të harrojmë sa i rrezikshëm është informacioni që ne ndajmë online për fëmijët. Efektet e këtyre fotove dhe materialeve mund t’i dëmtojnë fëmijët në të ardhmen, kur ata të jenë të rritur me personalitet dhe do të përdoren kundër tyre.” – ka deklaruar ai.

“Për shkak të ekspozimit online, me lojra virtuale në rrjet dhe media sociale, fëmijët praktikojnë edhe një fjalor banal që po kthehet në një problem social.” – ishte një tjetër shqëtësim që ngriti z. Liçaj. Në analizën e tij eksperti theksoi se shembulli që jep familja dhe edukimi në shkolla janë dy momentet kur mund të punohet me shpëtimin e fëmijëve nga rreziqet e botës virtuale.

“Sintezë” nga Brenton Kotorri është një emision i përjavshëm që trajton fenomene të qytetit përmes diskutimeve me profesionistë të fushave të ndryshme, çdo të premte ora 21.00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat