Nën-kryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’ ka thumbuar kryeministrin Edi Rama pas marrjes së vendimit për McGonigal i cili u dënua me 28 muaj burg.
Vasili thekson se drejtësia amerikane veproi menjëherë për korruptimin e një zyrtari të FBI, ndërsa Rama është ende i lirë.
Postimi i plotë i Vasilit:
McGonigal ne burg, Rama akoma jashte per faj te SPAK-ut!
McGonigal sapo u denua per korruptimin nga Edi Rama.
McGonigal, dënohet me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve dhe fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë.(me Ramen).
Edi Rama kryekorruptuesi i McGonigal nuk eshte akoma perpara drejtesise.
Drejtesia amerikane veproi menjehere per korruptimin e nje zyrtari te FBI.
Ndersa SPAK rri e veshtron per turp e faqe te zeze dhe nuk vepron ndaj Rames.
Kjo nuk eshte drejtesi e re, por drejtesi e qelbur koke e kembe dhe e kapur per fyti nga Rama!