Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu në një intervistë televizive, komentoi vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë.
Socialisti foli edhe për vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Tiranë, ku tha se Shqipëria është një ndër 10 vendet që ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht, ka dënuar agresionin rus në Këshillin e Sigurisë së OKB-së.
“Shqipëria është një vend anëtar i denjë i NATO-s dhe e ka treguar në dy vite që ka dënuar Rusinë. Për sa i përket vizitës së Zelenskyt është një vizitë e mirëpritur. Shqipëria ka treguar besnikëri duke mbështetur Ukrainën.
Shqipëria është një ndër 10 vendet që ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht, ka dënuar agresionin rus në Këshillin e Sigurisë së OKB-së”, tha ai.