Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Tiranës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se plagosuri është shetasi Xhevahir Kolaveri, i cili është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Kolavari është konfliktuar me fqinjin e tij, Amarildo Kamberi, për problem pronësie që kanë me njëri tjetrin.
Ky i fundit gjatë debatit mes tyre ka marrë armën dhe e ka qëlluar me një plumbë në këmbë dhe është larguar në drejtim të paditur.
Kolaveri, i cili është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Sakaq autori i plagosjes, dyshohet se është fshehur në zonë. Policia po vijon kontrollet për arrestimin e tij.