Ish-ambasadori shqiptar në Rusi: Si u bë Navalny opozitari më i fortë në Rusi

Shqipëria

Ish-ambasadori shqiptar në Rusi: Si u bë Navalny opozitari më i fortë në Rusi

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 21:52
Ish-ambasadori shqiptar në Moskë, Sokol Gjoka

Ish-ambasadori shqiptar në Moskë, Sokol Gjoka, është shprehur se kritiku rus i Putinit, Alexei Navalny, ishte zëri më i fortë opozitar dhe i vetmi që grumbulloi në sheshet e qyteteve kryesore dhjetëra mijëra protestues.

Komentet Gjoka i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se Navalny i mbijetoi Putinit për vite me radhë, pas burgosjeve të shumta dhe tentativave për eliminimin e tij fizik, duke u kthyer në një figurë popullore në Rusi.

Ai tha gjithashtu se rritja e popullaritetit të tij u bë mjaft evidente në zgjedhjet për bashkinë e Moskës në vitin 2016.

“Navalny ka qenë një personalitet i njohur për shoqërinë ruse, me shumë vështirësi dhe problematika në rrugën e tij të opozitarizmit. Burgimi i tij ka qenë i dhjetëra hershëm kur ai ushtronte veprimtarinë e tij. Ka qenë i pranishëm në shumë zhvillime politike me frymën e tij të kundërvënies ndaj sistemit, me materialet dhe botimet e tij, etj. Ai fitoi në mënyrë graduale zemrën e shumë qytetarëve rusë.

Navalny kishte një lloj ndikimi, jo shumë në nivelet politike, pasi sistemi vertikan i ushtrimit të presionit politik nga lartë poshtë dihet në Rusi. Ka qenë i vetmi që ka grumbulluar dhjetëra mijëra protestues në sheshet e Moskës, duke e ditur se do të përfundonte i burgosur. Presioni ndaj Navalnyt erdhi duke u shtuar, kur u pa rritja e popullaritetit të tij, që u bë evidente në zgjedhjet për kryetar bashkie në Moskë në 2016.

Ka aludime se mund të jetë sulmuar sërish me elementë të tillë vdekjeprurës, pasi ashtu siç tha e ëma që e kishte vizituar, tha se ai kishte qenë në gjendje të mirë. Autoritetet i thanë asaj se ai vdiq nga një sindormë e një vdekjeje të menjëhershme”, tha Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat