Policia shqiptare ka sekuestruar në Sarandë, 5 kallëpe tritoli – dy nga to të montuara për shpërthim në distancë, 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.
Si të dyshuar për posedimin e tyre, u arrestuan dy vëllezër, njëri 61 vjeçar e tjetri 56, dhe u shpall në kërkim një 26-vjeçar, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.
Sipas policisë, tre të dyshuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të përgatitur lëndën plasëse, dhe më pas ua shisnin grupeve kriminale.
Para këtij operacioni në Sarandë, janë kryer edhe operacione tjera kryesisht në Vlorë, ku u sekuestruan kallëpe tritoli të montuara për shpërthim në distancë.
Gjatë katër operacioneve të mëhershme që u zhvilluan brena një viti, policia ka sekuestruar në total 13 mina me telekomandë, që dyshohet se shiten në shifra që shkojnë deri në 10 mijë euro.