Samiti i Investimeve në Ballkan, Rama më 26 shkurt në Londër

Shqipëria

Samiti i Investimeve në Ballkan, Rama më 26 shkurt në Londër

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 10:27
Kryeminstri i Shqiperise, Edi Rama

Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim po përgatit në Londër me datë 26 shkurt një Samit të ri të Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor per vitin 2024, presidenti i BERZH-it Odile Renaud-Basso dhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të prezantojnë vizionin e tyre për projektet rajonale dhe mundësitë e investimeve si në nivel rajonal ashtu edhe në secilin shtet.

Qëllimi i samitit është që të promovohen projekte rajonale dhe ato ndërkufitare. Ky është samiti i 6-të i BERZH-it kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Samiti inaugurues u mbajt 10 vite më parë, në muajin shkurt të vitit 2014 ku u mblodhën për herë të parë të gjithë kryeministrat e rajonit. BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH ndaj deri tani në këtë rajon janë investuar mbi 18 miliardë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat