Strazimiri: Të gjithë kanë një arsye për të ardhur nesër në shesh kundër kësaj qeverie bandite

Shqipëria

Strazimiri: Të gjithë kanë një arsye për të ardhur nesër në shesh kundër kësaj qeverie bandite

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 20:58
Gent Strazimiri

Gent Strazimiri nga PD u shpreh se çdo njeri ka një arsye për të dalë nesër në protestën e opozitës.

Ai shtoi se nesër do të ketë një pjesëmarrje masive dhe theksoi se gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qenë në kontakt me njerëzit dhe jam i impresionuar me njerëzit se si na presim.

Strazimiri: Çdo bujk ka arsen për të ardhur në protestë për t’i treguar qeverisë se nuk do të falimentojë dhe të therë bagëtitë sepse i bie më shtrenjtë se s’i mbajë; çdo profesion i lirë që do ‘ti rriten taksat tashmë; mësuesit, mjekët dhe infermierët kanë arsye nesër për të treguar se ka një limit durimi ndaj një qeverie banditësh. Mëshira e qeverisë nuk është një mundësi.

Nesër do të ketë një pjesëmarrje masive. Gjatë gjithë këtyre ditëve kemi qenë në kontakt me njerëzit dhe jam i impresionuar me njerëzit se si na presim. Paska qenë një aktivitet i vonuar, duhet ta kishim thirrur më herët një gjë të tillë. Berisha është i vetmi që thotë të vërtetat e njerëzve. Nuk kemi skenarë paraprake, por jemi njerëz të momentit. Nesër shprehim nevojën e të pafuqishmëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat